Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillojë takimin e radhës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë gjatë ditëve të fundit, ndërsa në fokus të bisedimeve ka qenë gjetja e një zgjidhjeje për presidentin dhe shmangia e zgjedhjeve të reja.
Hyrja e Abdixhikut në Kuvend sinjalizon nisjen e një tjetër përpjekjeje për dakordim mes dy liderëve politikë./Gazeta10









