Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot kanë bërë homazhe në fshatin Llashticë të Gjilanit shkruan Radio Star.
Hyseni në një postim në ‘Facebook’, ka thënë se sot përkujtuam 26 martirë në fshatin Llashticë, nga Lirimi 3 javësh e deri te të moshuarit.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, në 25 vjetorin e vrasjes, përkujtuam sot 26 martirë në fshatin Llashticë, nga Lirimi 3 javësh e deri te të moshuarit, nga të vrarët deri te të djegurit!
Këto janë vetëm viktimat civile të një fshati të vendit tonë. Dhjetëra mijëra të tjerë gjithandej Kosovës.
Duke kujtuar të kaluarën, ndërtojmë e sigurojmë të ardhmen.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!