Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kreu i LVV-së, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, kanë vizituar disa biznese atje.
Në vizitën e mbajtur dje, Kurti dhe Hyseni kanë mbajtur edhe një takim me gra, me të rinj e të reja dhe profesionistë prej fushave të ndryshme, e ku është theksuar se LVV-ja do ta fitojë Gjilanin pa balotazh.
“Bindja prej këtyre takimeve ishte se ndryshimit në qendër tani ka filluar t’i përgjigjet secila pjesë e këtu edhe Gjilani që do ta fitojmë pa balotazh! Gjilani do ta ketë qeverisjen e re që e meriton dhe përkrahjen e qeverisë ‘Kurti’ që i takon! Bashkë qeverisim me Alban Hysenin! Bashkë qeverisim për Gjilanin! Voto numrin 144!”, thuhet në njoftim. /Zëri