Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.
Ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit në takim u bisedua për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.