Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa do të takohen gjatë kësaj jave për ndarjen e pozitave, transmeton Gazeta Metro.
Kurti dhe Mustafa do të takohen këtë javë për ndarjen e ministrive, ministri këto që nga LVV thuajse janë ‘rezervuar’ dy prej tyre, ajo Punëve të Brendshme dhe e Drejtësisë.
Kurse nga LDK duan që ta kenë ministrinë e Jashtme dhe atë të Ekonomisë, ministri këto që LDK i ka udhëhequr ehe në të kaluarën sa ka qenë në Qeveri.
Por, ndarja e ministrive nuk do të jetë shumë e zorshme për këto dy parti, pika e nxehtë pritet të jetë pozita e Presidentit.
LDK ka kërkuar që pozita e Presidentit të ju takon atyre dhe në vitin 2021 në vend të presidentit Hashim Thaçi, si pasues të jetë Isa Mustafa, gjë të cilën e kanë pranuar publikisht dy nënkrytetarët e LDK’së, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.
Mbetet të shihet se a do të pranon Albin Kurti që pozita e Presidentit t’i takon LDK’së dhe Isa Mustafës./gazetametro.net