Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dhuruar gjysmën e pagës së tij, përkatësisht 684,83 euro, për menaxhimin e situatës me Covid-19.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar po ashtu se vlera monetare e ndihmave të dërguara nga diaspora për mbështetje financiare në këtë kohë pandemie e ka kaluar vlerën prej 300,000 euro.
Postimi i plotë i Përparim Kryeziut në Facebook:
Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50 % të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19.
Ndërkohë, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.