Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë vota se në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Këtë qëndrim ai e bëri të ditur gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të grave të kësaj partie.
Kurti iu tha të pranishmeve se “rezultati duhet të tejkalohet”.
I pari i këtij subjekti politik theksoi se zgjedhjet parlamentare janë më 9 shkurt dhe kësisoj ka kohë mjaftueshëm për përgatitje.
“Tani për të dalë te zgjedhjet që kemi përpara: nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për t’u përgatitur për zgjedhje se sa tani. Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë mbështetje nga populli sesa tani. Andaj edhe rezultati i shkurtit 2021, duhet të përsëritet, e të tejkalohet”, tha ai.