Kryeministri i vendit, Albin Kurti do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës të enjten, për të raportuar për takimin e Ohrit.
Kështu bëri të ditur Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se kjo seancë do mbahet nga ora 10:00, përcjell teve1.info
“Në të cilën u dakorduam që dy pikat e rregullta të rendit të ditës, ai i deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të hiqen, në mënyrë që të ofrohet mundësi dhe kohë më shumë për diskutim, gjeqësisht njoftim nga ana e kryeministrit, Albin Kurti për takimin e Ohrit”, deklaroi ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Po ashtu, me kërkesë të GP të AAK-së, në të njëjtën ditë, është paraparë të mbahet edhe një diskutim për dyvjetorin e qeverisjes Kurti.
Kusari-Lila po ashtu bëri të ditur se një seancë do të mbahet edhe të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, në të cilën do të shqyrtohen pikat e papërfunduara.