Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se do të investohen 1 miliard euro në ushtri.
Ai ka thënë se do të realizohen edhe premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhur për investime në prodhim, investime kapitale e projekte të mëdha.
“Siç kemi premtuar në fushatë, do të investohen 1 miliard euro në ushtri, 1 miliard euro në prodhim dhe 1 miliard euro çdo vit në investime kapital, projekte të mëdha dhe jetike për Republikën tonë”.

