Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë sot qytetin e Gjilanit, konkretisht rrugën “Hamdi Kurteshi”, ku janë duke u zhvilluar punime infrastrukturore shkruan Radio Star.
Gjatë vizitës, ai do të shoqërohet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe nga drejtorë dhe zyrtarë komunalë.
Qëllimi i vizitës është të inspektojë nga afër ecurinë e punimeve dhe të njihet me zhvillimet e fundit në këtë pjesë të qytetit. Vizita pritet të realizohet sot (e mërkurë), në ora 16:30./radiostargjilan/