Kryeministri në detyrë, i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërseritur qëndrimin e tij se Kosovës i duhet një president konsensual pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
“Duhet president konsensual”, ka thënë Kurti për media pas pjesëmarrjes në forumin Itali–Kosovë për Agro Biznes.
Kurti këtë qëndrim e kishte dhënë javë më parë, pas shpalljes së zgjedhjeve ku kishte thënë se janë të gatshëm përsëri për bisedime me paritë tjera që të arrihet një marrëveshje për presidentin.
Dështimi i zgjedhjes së presidentin bëri që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

