Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth agjendës legjislative për sezonin pranveror.
RTV21 ka siguruar letrën të cilën Kurti a ka dërguar kreut të LDK-së , Lumir Abdixhiku. Aty bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën me 13 maj në ora 18: 30 në një nga hotelet e Prishtinës.
“Unë jam i vetëdijshem se subjekti juaj opozitar ka rezervat e veta për pjesëmarrje në procesin e votimit në Kuvendin e Republikës, por besoj pozitivisht se kjo nuk e parandalon pjesëmarjen tuaj dhe diskutimin tonë të përbashkët për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror. Duke pritur përgigie pozitive nga ana juaj, ju përshëndes përzemërsisht.”, thuhet ndër tjerash në letrën e Kurtit dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku./21Media