Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt fitues i zgjedhjeve të shkurtit, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë te presidentja sipas procedurës ligjore.
Kështu ka bërë të ditur kryeparlamentarin Dimal Basha, duke thënë se Kurti e ka njoftuar për të pas përmbylljes së seancës konstituive.
“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar Basha në Facebook.
Basha është zotuar se Kuvendi të punojë me përgjegjësi të plotë në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese e ligjore.
Në këtë takim, Kurti ia ka dhuruar Bashës pikturën e titulluar “Pranvera Shqiptare”, punim i Rexhep Selimit, që po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.