Përmes një letre që Kurti ia ka dërguar Thaçit, e që është shpërndarë edhe në faqen e LVV-së në Facebook, i pari i Vetëvendosjes e ka falenderuar për dy ftesat, duke e kritikuar atë që fillimisht i kishte përcjellë te portalet.
“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë ai.
Kurti tutje ka thënë se për t’u konsultuar për mandatarin do të takohen ditëve në vijim.
Thaçi e ka ftuar sot dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë. Ftesa e dytë ishte bërë për në orën 20:00.