Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Kurti tha se kjo ditë shënoi momentin kur aleatët ndërkombëtarë konfirmuan se vendi mund të mbështetet në themelin e vet institucional për të ecur përpara.
Ai ka falënderuar aleatët për mbështetjen e ofruar për siç thotë ai kornizën e fortë institucionale që Kosova gëzon sot.
“Më 10 shtator 2012 përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe neve u dha besimi për të vazhduar përparimin si një shtet i pavarur dhe demokratik. Kjo ditë shënoi momentin kur aleatët tanë ndërkombëtarë konfirmuan se vendi mund të mbështetet në themelin e vet institucional për të ecur përpara. Jemi mirënjohës për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë dhe krenarë për kornizën e fortë institucionale që vendi gëzon sot, si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të mëdha”, ka shkruar Kurti.
September 10th, 2012 was when the supervision of Kosova's independence ended, and we were fully entrusted with progress as an independent and democratic country. The day marked when our international allies solidified that the country can rely on its own institutional foundation…
— Albin Kurti (@albinkurti) September 10, 2024