Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se familja Jashari është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që e përkujton sesa i lartë është çmimi për liri.
Kurti, gjatë homazheve në kompleksin memorial “Adem Jashari” ka thënë se sot festohet 13 vjetori i Pavarësisë që i ka rrënjët tek gjaku i martirëve dhe dëshmorëve.
“Tre breza të familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan për liri, gjysma e kësaj familje që ranë ishin burra dhe gjysma tjetër ishin gra dhe fëmijë”.
“Duke u rikthyer në këtë vend, ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin tonë demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe drejtësinë në institucione, sepse i tillë është amaneti i dëshmorëve por edhe dëshirat dhe nevojat e popullit shqiptar janë të tilla”, ka thënë Kurti.