Kryeministri Albin Kurti do të flasë sot lidhur me takimin e zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE me Serbinë.
Kurti lidhur me këtë temë do të flasë në fillim të mbledhjes së radhës së Qeverisë, e cila është parashikuar të fillojë në orën 11:00.
Lidhur me takimin në Bruksel deri më tash është deklaruar vetëm përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell, menjëherë pas përfundimit të takimit, si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, të dielën, e paraqiti versionin e tij në lidhje me atë çfarë u bisedua në Bruksel si dhe shpalosi para opinionit 6 pikat e palës kosovare për marrëveshjen përfundimtare./rtklive/