Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim përfaqësuesit politik në Luginën e Preshevës.
Ftesa siç mëson Tëvë 1 është dërguar për në ora 18:30.
Nga partia Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arfiti, është ftuar Visa Memeti, bartës i listës, i cili siç mëson televizioni ka kërkuar që të ftohet kryetari i partisë, Shqiprim Arifi.
Por, ky i fundit ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ftesë.
Në vitin 2020-të, për herë të parë, shqiptarët e Luginës së Preshevës garuan me një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
E gjithë kjo marrëveshje para tre viteve, u arrit me ndihmën e Tiranës dhe përfaqësuesve të saj.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor.