Gjatë debatit parlamentar për Ligjin për Pagat kanë replikuar kryeministri Albin Kurti me deputetin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kreu i AAK-së i tha kryeministrit Kurti se ligjeratat nuk i zgjedhin problemet.
Haradinaj ashtu sikur dje i tha Kurit që t’i dërgoj në KEK ministrat dhe t’ua vendos një tendë.
“Çoj ministrat deri në KEK e vendosja një tendë në KEK le të mërdhihen”, tha ai.
Pas kësaj deklarate Kurti i ka replikuar Haradinajt me një kundërpropozim.
“Meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u, që të mërdhihen, unë e kam një kundërpropozim. Deputeti Haradinaj, le t’i kthen në shtet 200 hektarë tokë edhe ne po ia japim 70 mijë euro”, tha Kurti.