Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte mbrëmë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku nga afër ndoqi përballjen emocionuese mes Dritës dhe Shkëndijës.
Së bashku me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, Kurti e quajti ndeshjen një mbrëmje të veçantë futbolli shqiptar, ku dy ekipe nga të dy anët e kufirit u përballën në një atmosferë të zjarrtë sportive.
Fitorja e Dritës u shoqërua me festë në tribuna, ndërsa u uruan suksese të dy skuadrave në vazhdim të garave në Ligën e Konferencës.
Statusi i plotë:
Për Dritën dhe Shkëndijën, me Alban Hysenin dhe Bilall Kasamin në “Fadil Vokrri” në një mbrëmje të futbollit ndërkombëtar mes dy ekipeve shqiptare.
Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Tetovës tashmë kanë fituar me rizgjedhjen e Albanit dhe Bilallit për kryetarë. Sonte fitoi FC Drita, por festë kishte në tribuna për të gjithë tifozët.
Urime Dritës për një tjetër fitore të rëndësishme në këtë garë! Shumë suksese të dy ekipeve në ndeshjet e radhës në Ligën e Konferencës.










