Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vendosi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Kurti tha se në këtë ditë, 13 vjet më parë, GjND-ja i dha vulë përfundimtare asaj që “ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”.
“Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – Gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Kurti.
On this day in 2010, the International Court of Justice (@CIJ_ICJ) – the highest UN court – decided that Kosova's declaration of independence was in accordance with international law, giving a final stamp to what those supporting human rights and justice knew all along.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2023
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 ka vlerësuar se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë së Kosovës.
Deklarata e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia kishte dërguar në këtë organ të drejtësisë, kundër shpalljes së pavarësisë së Kovës.