Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se problemi i energjisë elektrike është problem i para shumë viteve,
Ai në seancën që po mbahet tani në Kuvendin e Kosovës ka thënë se opozita i ka pritshmëritë e mëdha për Qeverinë Kurti 2, gjersa ka shtuar se s’mund të rregullohet gjithçka pët 10 ditë.
“Shumë probleme që I kemi sot I kanë rrënjët e vjetra, edhe problem I energjisë elektrike, e ka shkaku ne para 8 vjetëve. Ne e kemi marrë detyrën javën e kaluar, e di që i keni pritjet e mëdha për neve, por jo gjithçka mund të rregullojmë brenda 10 ditëve. Gjërat kanë shkuar mbrapsht. Shitja e distribucionit të energjisë elektrike është krim”, tha ai.