Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratën e emisarit për Misione të Veçanta Richard Grenell, i cili para disa ditësh kishte thënë se retorika e Kurtit se është i afërt me SHBA-në është e rreme.
Në një intervistë për Istog Channel, Kurti është pyetur për deklaratën e fundit të Grenellit dhe është përgjigjur duke thënë “Çka me bo unë”.
“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu”, ka deklaruar ai.
“Punët kurrë ma mirë nuk i kemi pasur. Po blejmë helikopterë Black Hawk pas blerjes së sistemit Javelin. Grantin më të madh Kosova ndonjëherë prej Amerikës e ka marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik, por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji”, tha Kurti.