Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në një tubim në Istog se historia do të tregojë për secilin e për gjithçka, njofton Klan Kosova.
“Historia do të shkruajë për figurat e ekzistencës paqësore, historia do të shkruajë edhe për Ibrahim Rugovën që u lind dhe u rrit afër rreth bjeshkëve të Istogut po që i takoi gjithë popullit”.
“Historia do të shkruajë për luftën e UÇK-së dhe të dëshmorëve pa të cilën nuk mund të fitohej liria, pra historia e një viti do të shkruaj për të gjithë, për të mirat dhe për të këqijat prej gabimeve të pa qëllimshme dhe prej qëllimeve të gabuara”.
“Mirëpo askush nuk mund të përdorë historinë për të mashtruar dhe për të vjedhur, historia jonë duhet të na lartësojë. E jo të varfërojë. Kot e kanë se populli nuk i nënshtrohet huliganëve populli është burim i sovraniteti që do te flas më 6 tetor”, ka deklaruar Kurti.