Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë.
Kurti njoftoi se nga muaji i ardhshëm hyn në fuqi ndryshimi i rregullores për patentë shoferë edhe në Austri.
“Fillimisht ishte Gjermani ajo që njohu patentë shoferët tanë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes nga prilli i vitit 2023, rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patentë shoferët nëpërmjet kësaj marrëveshje”, tha Kurti.
Kurti tha se në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve janë edhe me Kanadanë dhe Turqinë
“Në proces të finalizimit njohjes së ndërsjellët të patentë shoferëve jemi me Kanadanë dhe Turqinë për herë e më shumë shërbimin tonë diplomatik po e vëmë në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve”, tha Kurti.