Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë arsyetimet e tij kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti Pensional.
Ai ka thënë se nuk është befasi kërkesa për tërheqjen e këtyre mjeteve, pasi ai (Bekim Haxhiu) është deputet i opozitës.
Para nisjes së mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do ta mbështetë një nismë të tillë, duke thënë se ka pak qytetarë që përfitojnë.
“Mjetet e akumuluara në Trust janë të qytetarëve. Buxheti i Kosovës pas 6 vjetëve patjetër se është i qytetarëve, por nuk mund ta harxhojmë sot, ngjashëm është edhe me Trustin. Nëse edhe këtë e rrënojmë në situatën kur ngjallet panik, atëherë edhe brezi ynë po e humb këtë mundësi që e kemi ndërtuar. Nisma për mundësinë e tërheqjes nuk është befasishme, sepse ka ardhur nga një deputet i opozitës, i cili ka thënë se po të donte FMN-ja do të jepte mjetet. Ja kush po merret me financa”, ka thënë Kurti. /EO