Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë lidhur marrëveshje të fshehtë.
Kësisoj ai tha se mes tyre ekziston një marrëveshje e gatshme nënshkrimi i së cilës po mundohet t’i lihet në dorë qeverisë.
“Jam i bindur se mes presidentëve ka
marrëveshje të gatshme dhe ajo që po kërkohet tash me të nga presidneti është të thyhet qeveria. Edhe vetëm 10 përqind të ishin gjasat që ka marrëveshje të gatshme, gjë që une e besoj, ne do të duhej të ishim të gatshëm”, ka thënë Kurti.
Ai tha se pavarësisht se dialogu është stagnuar, negociatat mes Thaçit e Vuçiqit s’janë ndalur kurrë.
“Dialog nuk ka moti por negociatat nuk janë ndalur kurrë. Unë si kryeministër tash kam më shumë informacione se kur isha në opozitë. Të shkosh në shtëpi të bardhë të mos e takosh as presidentine as zvoresidentin amerikan e të kthehesh pa marrëveshje politike e pa ndonjë investim ekonomik kjo është debakël”, ka thënë Kurti./Zëri