Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për aplikimin për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje. Ai thotë se kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë,
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti thotë se subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë qytetarëve, të tejkalojnë sa më lehtë këtë dimër.
“Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë”, shkroi Kurti.
Shkrimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Kanë mbetur edhe 4 ditë nga Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, pra, është e hapur për aplikim deri më 2 nëntor.
Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane.
Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë.