Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ata kanë shërbyer në udhëheqje të vendit si asnjë qeverisje e mëparshme.
Kurti ka thënë se kërkesat për më shumë punë janë inkurajuese, por është shprehur se janë duke bërë të pamundurën për të ofruar qeverisje të mirë e në shërbim të qytetarëve
“Kemi shërbyer si asnjë qeverisje e mëparshme. Ne po përpiqemi që nevojat e qytetarëve ti plotësojmë dhe të drejtat e tyre ti mbrojmë. Jemi duke bërë atë që është më e duhura për ecjen sa më të shpejtë drejt zhvillimit që na duhet”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie me rastin e shënimit të 17 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kjo kohë ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm i kësaj partie me aktivistë e saj në shërbim të qytetarëve e vendit
“17 vjeçar i jashtëzakonshme i rrugëtimit ka ndodhur i gjithë aktivistëve në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se viti 2022 është vit zgjedhor brenda VV-së ku ka bërë thirrje të gjithëve për pjesëmarrje në procesin zgjedhor./teve1.info/