Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të qeverisë ka kërkuar nga ministrat të angazhim dhe përfaqësim të dinjitetshëm dhe udhëheqje shembull.
Ai ka thënë se duhet vepruar me urgjencë të ulen rastet dhe vdekjet e reja si rezultat i COVID-19.
Kurti ka pasur një kërkesë më specifike drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kërkuar prej tyre sa më parë të hartohet me urgjencë një plan për pandeminë.
Sipas tij, balancimi i tyre duhet të bëhet përmes një plani konkret.
“Kërkohet punë dhe rezultate sa më të shpejta. Rezultati i këtij kabineti varet nga puna që bëni ju dhe ekipi që drejtoni. Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim çdo kohë por edhe veprim. Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vini me propozime konkrete që i keni identifikuar me vite. Tash është koha që të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat që jemi vendosur jemi meritor”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se duhet vepruar shpejtë që të ndalen humbjet financiare.