Kryeministri kosovar, Albin Kurti, është duke raportuar para deputetëve të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë -Serbi.
Kurti ka thënë se tashmë dihet qasja e Qeverisë së tij për dialogun, por se ai aty po flet për parime, ndër të cilat ka përmendur pranimin e realitetit nga ana e Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe kërkimflajen për krimet e kryera, shkruan Reporteri.net.
“Qeveria dhe unë si kryeministër jemi duke raportuar në Kuvend e Komisione ende pa filluar dialogu. Qasjen tonë ndaj dialogut e dini sepse atë e kam përsëritur disa herë. Unë po flas për parimet.
Pranimi i realitetit se Kosova është shtet i pavarur dhe pranimi i krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë, janë parimet tona. Nuk i kemi borxh, askujt por na kanë borxh shumëçka” , ka thënë Kurti para deputetëve.
Ne këtë rast, Kurti kërkoi konsensus nga opozita, për çka tha se sipas tij ka kryer veprimet që është dashur.
“Është e rëndësishme që të ndërtojmë konsensus për këtë çështje. Ne po raportojmë në Kuvend e Komisione ende pa filluar dialogu. Unë kam ftuar liderët e opozitës. Qasjen tonë ndaj dialogut e dini sepse e kam përsëritur disa herë. Pranimi i realitetit të një Kosove të pavarur, barazia e përfaqësuesve dhe qytetarëve dhe pranimi i krimeve në Kosovë janë parimet kryesor. Nuk i kemi borxh askujt, por na kanë borxh shumëçka”, ka thënë tutje ai.