Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit që të votojnë buxhetin 2020, për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi.
“Duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi kërkojmë që ta votojmë buxhetin duke theksuar se ky buxhet as përafërt nuk është i ri siç është Qeveria e re”.
“Janë 26 milionë euro obligime paraprake, ndërsa të hyrat dhe struktura e shpenzimeve s’kanë dallim drastik. Fatkeqësisht buxheti nuk është i ri si Qeveria e re”.
“Ne urojmë që në ditën dhe javët në vijim ta ulim shpejtësinë dhe gjeografinë e kësaj pandemie”.
“Meqenëse edhe ne nuk po mund t’i zbatojmë këshillat që po vetë po i themi atëherë s’ka garanci se mund të mbahen seancat gjatë këtij muaji”.
Më pas shefi i GR të VV-së, Rexhep Selimi kërkoi pauzë që të diskutojë me shefat e Grupeve të tjera Parlamentare për mocionin e propozuar.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kërkuar që Kuvendi të shkojë në pauzë, duke ftuar në takim shefat për të diskutuar për këtë çështje.