By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kurti: Komuna e Vitisë ka punuar edhe mirë edhe shumë në menaxhimin e situatës me COVID-19
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kurti: Komuna e Vitisë ka punuar edhe mirë edhe shumë në menaxhimin e situatës me COVID-19

Përditësimi i fundit: April 10, 2020 6:35 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë të Qeverisës së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Kryetari Haliti e ka njoftuar delegacionin qeveritar me masat dhe veprimet që janë ndërmarrë në Komunën e Vitisë për të penguar përhapjen e mëtutjeshme të virusit COVID-19.
“Për fat të keq, siç e dini, Vitia ka qenë vatra e parë e infektuar nga virusi, prandaj na ka rënë edhe barra më e rëndë. Ne kemi reaguar shpejt dhe kemi formuar mekanizmat adekuat për t`u përballur me situatën. Pas identifikimit të pacientit të parë me virus, kemi vënë në izolim stafin mjekësor që ka qenë në kontakt me të dhe kemi hulumtuar kontaktet që ka pasur ai. Kemi filluar me dezinfektimin objekteve dhe hapësirave publike. Poashtu familjarët e tij janë vetizoluar, sikurse që është mbyllur i gjithë fshati Stubëll. Ndërkohë jemi marrë edhe me komponentën sociale duke shpërndarë mbi 1500 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në gjithë komunën të siguruara në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm. Duhet cekur se rastet janë rritur për shkak se një kategori e punëtorëve nuk kanë mundur të punojnë. Izolimi i komunës sonë ka ndikuar negativisht dhe ka dëmtuar bizneset.”, ka thënë kryetari Haliti.
Ai është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve të cilët kanë treguar nivel të lartë dhe kanë respektuar masat dhe udhëzimet e institucioneve, duke këputur kështu hallkën e përhapjes së mëtutjeshme të virusit COVID-19.
Haliti ka falënderuar poashtu për mbështetjen ministrat në Qeverinë e Kosovës me të cilët ka kontaktuar vazhdimisht. Mirëpo, sipas tij, nevojat janë të vazhdueshme, prandaj kërkoi nga kryeministri në detyrë mbështetje të mëtutjeshme për qytetarët e kësaj komune.
Nga ana e tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka përgëzuar kryetarin Haliti dhe mekanizmat tjerë të komunës për menaxhimin e duhur të situatës. “Komunat e kanë gjendjen e ndryshme, prandaj edhe masat që po ndërmerren janë të ndryshme. Ne do t`i mbështesim komunat të cilat po përballen me këtë gjendje. Komuna e Vitisë ka punuar edhe shumë edhe mirë dhe nuk ka lejuar që rastet e prekura me virus të shtohen. Përndryshe, në rast të shtimit të numrit të të infektuarve, mund t`ju them se me shërim jemi keq, sepse kapacitetet i kemi të kufizuara. Kështu që edhe njëherë po e përsëris është më mirë ta parandalojmë sesa ta shërojmë virusin. Sidomos të kemi kujdes për të moshuarit. Shpresoj se shpejti , do të dalim nga kjo situatë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Kurti.
Ai ka thënë se nga pakoja e re fiskale do të mirëmbahet jeta normale, kurse nga mjetet e dedikuara për komunat, mund të përfitojë edhe Komuna e Vitisë.

- Advertisement -
Kosova vs Sllovenia me shikues në “Fadil Vokrri”?
Haradinaj flet për hapareshjen me Radojiçiqin në Zyrën e Kryeministrit: Më të i ndava rrugët në 2018’ën
Aliu: Asambleistët që po vajtojnë me lotë krokodili, nuk e kan dhënë kontributin e tyre aty ku është dashtë.
Në Kosovë paralajmërohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për më shumë se 30%
Ata që mbushën 18 vjet pas 17 tetorit nuk mund të votojnë në balotazh
Artikulli i mëparshëm Si u vra Agim Ramadani? Rrëfen për herë të parë ish-ushtari që e pa komandantin kur ra në tokë
Artikulli tjetër Dy pacientë me koronavirus, në gjendje të rëndë shëndetësore

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.