Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se kontributet e jashtëzakonshme të presidentit aktual të ShBA-së Joe Biden, kanë bërë që Kosova dhe bota të jenë më të sigurta.
Reagim i Kurtit vjen pas tërheqjes nga gara presidenciale e Bidenit.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin e SHBA-së, për kontributin e tij të jashtëzakonshme ndaj Kosovës.
I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se Joe Biden, ka qenë për dekada një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur.
Kurti tha se njoftimi për tërheqjen e Biden-it nga gara për zgjedhjet e nëntorit shënon fundin e një epoke.
“Për dekada, Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës,” shkroi Kurti në X.