Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropianë ndaj Kosovës duhet të largohen.
Ai tha se masat e BE-së ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim.
Tutje, Kurti deklaroi se pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është kthyer në agjendë.
“Javën e kaluar Bashkimi Evropian ka aprovuar planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili i ka dy qëllime, të përshpejtojë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë procesin e anëtarësimit. Planin e rritjës e shohim si hap të duhur në drejtimin e duhur… Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave të BE në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”,ka deklaruar Kurti në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.