Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme plenare ka nisur raportimin para deputetëve të Kuvendit për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë seancës së sotme ka pasur kritika të shumta nga liderët e partive opozitare në Kuvend, të cilat janë përcjellë me përgjigje nga kryeministri Kurti.
Ky i fundit ka thënë se deputetët, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, po flasin si aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë dhënë dorëheqje.
“Krasniqi dhe Abdixhiku po flasin si aktivista të VV-së që kanë dhënë dorëheqje shkaku i pakënaqësisë ndaj kryetarit. S’di si me sqaru ndryshe këtë diskurs. Po më doket vetja si në Këshill të Përgjithshëm të VV-së”, tha ai.
Tutje Abdixhiku kujtoi një deklaratë të anëtarit të LDK-së, Skender Hyseni, i cili kishte thënë se deputeti Abdixhiku është Vetëvendosje në LDK.