Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë e Kosovës lidhur me mosngritjen e akuzës ndaj Milan Radojiçiqit dhe terroristëve të tjerë në rastin e Banjskës.
Sipas Kurtit as pas 10 muajve prokuroria s’ka lëvizur në këtë drejtim ndërkaq nuk iu deshën as 10 orë që të merret në pyetje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për një postim të saj në rrjetin social Facebook.
“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Radojiçiqit dhe terroristëve të tjerë të grupit paramilitar nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi Radojiçiqi është i lirë, prokurorisë tonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë zonjën Albulena Haxhiu për një postim në Facebook”, tha Kurti.