Menjëherë pas votimit të Albin Kurtit kryeministër, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka lëshuar një njoftim për media.
Zyra e tij ka paralajmëruar se Hoti do të dal në konferencë për media, pas seancës së mbajtur të Kuvendit për konstituimin e Qeverisë.
“Agjenda e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës e datës 22.3.2021. 1. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 20:30”, thuhet në njoftim.