Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar mbi 50% të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, në zgjedhjet lokale të po atij viti arriti të siguronte vetëm katër komuna: Shtimen, Kamenicën, Gjilanin dhe Podujevën.
Duket se kryeministri Albin Kurti nuk e ka harruar këtë rezultat, pasi sot ka publikuar një hartë të Kosovës me shpërndarjen e votave sipas komunave, pas certifikimit të zgjedhjeve të fundit.
Sipas tij, ky rezultat duhet të shërbejë si bazë për përgatitjet e partisë për zgjedhjet lokale të vjeshtës.
“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë”, ka shkruar Kurti.