Sot në Kuvend u votua shkarkimi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Për këtë kryeministri i Albin Kurti thotë se Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja dhe siç potencon ai ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran.
“Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt. Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”, deklaron kryeministri përmes një shkrimi në Facebook.
65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim. Kundër shkarkimit të bordit të kësaj agjencie ishin partitë opozitare, LDK, AAK dhe PDK.