Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se përshtypja që është krijuar që çdo i dyti mjek po largohet nga Kosova sipas tij, është e fryrë dhe nuk reflekton realitetin.
Teksa tha se si Qeveri po mundohen të rregullojnë atë çka kanë gjetur prej qeverisjeve të kaluara.
“Ne po përpiqemi ta rregullojmë atë që kemi gjetur. Ne po angazhohemi që të mos shkojnë punëtorët nga Shërbimi Shëndetësor Publik i Kosovës, një pjesë e tyre kalojnë edhe në sektorin privat disa shkojnë edhe jashtë vendit, por megjithatë besoj që shifrat edhe përshtypja që krijohet është më e fryrë sesa realiteti . Nuk po them se nuk ka mjekë të cilët shkojnë, mirëpo nuk mendoj që është në rregulll që çdo e dyta fjali për shëndetësi të jetë ajo për mjekët që po shkojnë sepse nuk e reflekton realitetin”, tha ai.
Tutje Kurti u ka bërë bërë sërish thirrje profesionistëve shëndetësorë nga mërgata që të inkuadrohen në sistemin shëndetësor të Kosovës
“Ne ju bëjmë thirrje edhe njëherë nga kjo foltore profesionistëve shëndetësorë nga mërgata dhe trojet shqiptare, që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësorë në mënyrë që ta rrisim edhe cilësinë edhe t’i plotësojmë zbraztitë, të cilat i kemi por gjithashtu edhe kontributin e tyre i cili është më shumë spontan e sporadik, ta bëjmë më institucional”, tha ai.