Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar një video me anë të të cilës tregon pse u bllokua marrëveshja me LDK-në.
Ai ka thënë se në seancën e nesërme do të shkojnë pa dakordancë me partinë e Mustafës.
Mirëpo, Kurti ka thënë se deri këtu erdhi pasi LDK-ja ia refuzoi ofertën e parmbrëmshme, ku përfshihen tri pika. E një ndër to, ishte edhe rikthimi i MPB-së tek VV-ja në këmbim të postit të presidentit.
“Pika e dytë: Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo nëse LDK insiston që ne patjetër të bëjmë premtimin, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Kurti./Reporteri.net