By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kurti: Marrëveshja e fundit me Serbinë është njohje de facto e ndërsjellët
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kurti: Marrëveshja e fundit me Serbinë është njohje de facto e ndërsjellët

Përditësimi i fundit: March 26, 2023 8:04 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimet me drejtuesit e institucioneve në Shqipëri, ka marrë mbështetjen se me marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur njohja defakto e Republikës së Kosovës nga Serbia.

- Advertisement -

Kurti pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama, u ka thënë mediave se ka njoftuar ata për elementet e marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër më 18 mars.

“Dëshirova që t’i njoftojë për së afërmi dhe në hollësi me procesin e dialogut dhe me elementët e marrëveshjes që tash duhet të zbatohet… Presidenti Begaj, kryetarja Nikolla dhe kryeministri Rama më kanë mbështetu në procesin e dialogut dhe për marrëveshjen që kam arritur. Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës dhe atë e dëshmon në arenën ndërkombëtare por edhe në marrëdhëniet tona bilaterale. Me kryeministrin Rama u dakorduam që mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të jetë në muajin qershor por gjithashtu biseduam edhe për zbatimin e deritanishëm të marrëveshjeve të nënshkruara dhe çfarë mund të bëjmë marrëveshje të reja”, tha ai.

Kurti shtoi se përfaqësuesit e institucioneve kanë mbështetur qëndrimin e tij se kjo marrëveshja është njohje defakto e Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Ata mbështetën qëndrimin tim se kjo marrëveshje është njohje defakto e Republikës së Kosovës nga Serbia, është në fakt një njohje defakto e ndërsjellët dhe gjithashtu ua shpjegova që neni 7, i cili flet për vetmenazhimin e komunitetit serb dhe e përmend Këshillin e Evropës, në fakt korrespondon tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Ndërkaq, në pikën 10 bëhet fjalë për të gjitha marrëveshjet e deritanishme që i ka trashëguar qeveria jonë nga procesi i dialogut në Bruksel, e që janë 39 sosh e të cilat ne jemi pajtuar që duhet të zbatohen, natyrisht ato që janë valide dhe të obligueshme që thuhet në nenin 10 të marrëveshjes”, tha Kurti.

Ai është pyetur se pse nuk ka takuar përfaqësuesit e PD, ku tha se ka takuar përfaqësuesit e institucioneve por që nuk përjashtohet mundësia që në vizitën e radhës. Ndërkohë, foli edhe çka kërkon Kosova nga Shqipëria.

“Ne kërkojmë nga Republika e Shqipërisë mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosova, çdoherë kur diskutohet duhet të mbrohet Kosova, subjektiviteti i saj, sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial, por gjithashtu të na ndihmojë në anëtarësime në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Është pensionuar profesori i filozofi-sociologjisë Bejtullah Hajrullahu
Labinot Tahiri i del në mbrotje Policisë: Nuk mund t’ju hidhni gurë, s’kanë pikë faji
Parashikimi i motit për sot
Gripi bën gërdinë në Kosovë, ja si të ruheni
Valentina Bunjaku Rexhepi e mbështes fuqishëm iniciativën e Grave Aktive të Komunës së Gjilanit për organizimin e protestës.
Artikulli i mëparshëm Kurti për takimet në Tiranë: I njoftova me hollësitë e marrëveshjes që tash duhet të zbatohet
Artikulli tjetër Hyseni inspekton punimet në projektin e kanalizimit fekal në Livoç të Epërm dhe Livoç të Ulët

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.