Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga disa deputetë po qëndron në Strasburg, atje ku aktualisht është duke u mbajtur takimi i dhjetë i Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Kurti në fjalimin e tij në Strasburg tha se Kosova ka shënuar arritje në fusha të ndryshme vitet e fundit.
Kryeministri Kurti foli edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se marrëveshja me këtë shtet përbën avancim të marrëdhënieve.
“Ne besojmë që marrëveshja themelore me Serbinë, përbën avancim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Qëndrojmë se marrëveshja dhe respekti ndaj integritetit territorial dhe ndalja e Republikës sonë dhe pastaj shkëmbimi i ambasadorëve, njohja e simboleve, për sa i përket të drejtave të pakicave, besojmë se Kushtetuta jonë ofron kornizën e mirëfilltë për të respektuare të drejtat e pakicave”, tha Kurti.
Sipas kryeministrit, Kosova ka shënuar rritje ekonomike, duke përmendur edhe renditjen në e shtetit në disa lista.
“Kosova çdo ditë dëshmon se është vend i ndërtuar mbi vlera evropiane dhe që i zotëron në shumë nivele të shoqërisë, dhe e ardhmja e të cilit është evropiane”, u shpreh ndër të tjera Kurti.