Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për marrëveshjen që së fundmi Kosova e arrit me Serbinë, për përmbajtjen e së cilës u dakordua në Bruksel e për aneksin e zbatimit së fundi në Ohër.
Kurti ka shkruar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm të kësaj marrëveshja, por ajo duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.
“Ne i kaluam 2 vitet e fundit duke negociuar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendëspresidenti Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe Serbia vazhdimisht është shprehur se i ka vijat e kuqe për marrëveshjen me Kosovën dhe se nuk ka obligime karshi asaj marrëveshjeje.