Qeveria do ta mbajë sot mbledhjen e radhës.
Zyra e Kryeministrit ka paralajmëruar një mbledhje nga ora 10:00.
Qeveria nuk ka njoftuar për pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen sot.
Kujtojmë se në orën 10:00 do të fillojë edhe seanca e Kuvendit të Kosovës. Në vazhdimin e seancës së dytë, pikë e rendit të ditës mes tjerash do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për fondet pensionale.
Shqyrtimi dhe hedhja në votim e Projektligjit që lejon tërheqjen e mjeteve 10 deri në 30 për qind nga Trusti ishte paraparë të ndodhte të enjten e 16 qershorit, por që dështoi për shkak të protestës së veteranëve.