Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat për 400 mijë fëmijë me rritjen prej 50 për qind.
“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen!”
Për këtë njoftoi edhe Kurti mbrëmë.
“Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%”, ka shkruar Kurti.









