Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese vonon, zvarrit, pengon dhe qëllimisht dëmton procese të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
Ka thënë se meqë tash u zgjodh kryetari i kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe.
Ai ka thënë se kjo “është ngjashëm sikur Arben Vitia të lëshojë vendim mjekësor që ata shtatë gjyqtarë të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së tyre të rënduar”.
“Nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. Një muaj e gjysmë vonuan për ta trajtuar ankesën e AAK-së e po aq ankesat e LDK-së e PDK-së. Opozita orë e çast i drejtohej Kushtetueses. A e dini pse, sepse pesë nga shtatë gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur në 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe”, ka thënë ai.