Në këtë mandat të tij të parë si kryetar në Gjilan, përkundër borxheve të mëdha e nyjeve të shumta që i ka gjetur, Alban Hyseni i ka shtuar shërbimet shëndetësore, po e çon në 10 numrin e çerdheve, i ka mbështetur bujqit e fermerët mbi përkrahjen dhe subvencionet që i ndajmë nga niveli qendror, e ka përmirësuar infrastrukturën rrugore të qytetit e komunës, ndërkohë që po ndërtohet stacioni i ri i autobusëve, Stadiumi i Qytetit dhe po rinovohet tërësisht Salla e Sporteve.
Mandatin e ardhshëm të Alban Hysenit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me bulevardin, investimin më të madh në historinë e komunës, Parkun Industrial, unazën e jashtme dhe projektet në bujqësi e turizëm, Gjilani bëhet nyje e zhvillimit në Anamoravë.
Dy ditë na ndajnë nga 12 tetori, dita kur zgjedhim për vazhdimin e punëve të mbara e të dinjitetshme për të tashmen e të ardhmen e Gjilanit, dita kur përsërisim fitoren e vitit 2021, fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, fitoren e Alban Hysenit.