By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kurti: Me Forcën e Sigurisë, të sigurt në mbrojtje të Republikës
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kurti: Me Forcën e Sigurisë, të sigurt në mbrojtje të Republikës

Përditësimi i fundit: October 8, 2023 2:58 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se që dy vjet e gjysmë Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur vëmendje dhe investim.

- Advertisement -

Kurti ka shkruar se për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë 100 milionë euro buxhet më 2021, e ku sipas tij, “tavani sa vjen e ngritet”.

“Ministrisë së Mbrojtës iu ndanë 100 milionë euro buxhet për herë të parë në vitin 2021. Prej atëherë, minimumi është aq, kurse tavani sa vjen e ngritet. Për vitin 2023, buxheti për ushtrinë është 141 milionë euro, më shumë se dyfishim krahasuar me kohën kur morëm në drejtim qeverinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri i vendit thotë se ushtria është pajisur më mirë se asnjëherë më parë, duke përmendur numrin e ushtarëve të rinj që janë rekrutuar.

“Kemi rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”.

Tutje, i pari i ekzekutivit thotë se më 2021, FSK zbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt.

“Në vitin 2021, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt. Për të vazhduar pastaj një vit pas me misionin bashkëzbarkues me ushtrinë britanike në ishujt Falkland. Kurse në fillim të këtij viti dëshmoi para botës përgatitjet dhe aftësitë e saja në misione të kërkim-shpëtimit kur në Turqi shpëtoi katër jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit shkatërrues atje”, ka shkruar mes tjerat Kurti.

Sa i përket “Defender Europe ’21 dhe ’23, kryeministri thotë se “ u rreshtuam krah për krah me aleatët tanë në ndërmarrjen më të madhe të ushtrimeve ushtarake në kontinentin e Evropës që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”.

Përfund, Kurti ka shkruar: “Me Forcën e Sigurisë, të sigurtë në mbrojtje të Republikës”.

Zyrtarizohen kandidaturat për zgjedhjet lokale nga LDK
Caesar dhe Mauricio nënshkruajn për Gjilanin
I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
Policia e Kosovës arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës
Sa raste të reja me Covid-19, ka sot qyteti i Gjilanit
Artikulli i mëparshëm Ndalohet një person për veprën penale
Artikulli tjetër Dyshohet se planifikoi vrasjen e nxënësve në klasën e tij, 16-vjeçari nga Peja dërgohet në paraburgim

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.